Sonte ndizen qirinj në kujtim të Astrit Deharit

Sonte ndizen qirinj në kujtim të Astrit Deharit

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se mbrëmjen e së premtes do të ndizen qirinj në shenjë kujtimi për jetën dhe veprën e aktivistit Asdtrit Dehari, në 5-vjetorin e vdekjes së tij

Në njoftim bëhet e ditur se kjo do të bëhet në orën 20:00, në ballkonet e shtëpive dhe banesave.

“Të gjithë aktivistët, anëtarët dhe simpatizantët e Lëvizjes, por dhe të gjithë qytetarët, ftohen të ndezin nga 5 qirinj në ballkonet e shtëpive/banesave të tyre në përkujtim të jetës dhe veprës së aktivistit Astrit Dehari. (Ora 20:00)”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, gjatë ditës së sotme do të ketë homazhe te varri i Deharit, do të dhurohet gjak dhe do të mbahet akademi përkujtimore.

Astrit Dehari vdiq më 5 nëntor të vitit 2016 në burgun e Prizrenit.

Shpërndaje në: