Sonte pritet debutimi i Edon Zhegrovës me Lille

Sonte pritet debutimi i Edon Zhegrovës me Lille

Edon Zhegrova sonte mund të debutojë me ekipin e tij të ri, Lille.

Kampioni i Francës përballet sonte në udhëtim me Marseille, në ndeshjen që nis me fillim nga ora 20:45.

Të premten, ylli kosovar u zyrtarizua te kampioni në fuqi i Francës, i cili pret shumë nga prishtinasi.

Edon Zhegrova është përfshirë në skuadrën e Lille që do të udhëtojë për t’u përballur me Marseillë në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 21-të në Ligue 1.

Lille momentalisht nuk gjendet mirë në tabelë, pasi pozicionohet në vendin e 10-të me 28 pikë. Në anën tjetër, Marseillë është e treta me 36 sosh.

Shpërndaje në: