Soros këshillon Britaninë që të mos dalë nga BE-ja

Soros këshillon Britaninë që të mos dalë nga BE-ja

Një nga afaristët më të mëdhenj në botë, George Soros ka paralajmëruar se dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian do të shkaktonte dëme shumë të mëdha në rënien e funtës britanike, sesa në ditën kur Britania ishte e detyruar të largohej nga ERM, para 25 viteve.

Soros përmes një editoriali në ‘The Guardian’ ka shkruar se votimi për daljen e Britanisë nga BE-ja do të jetë “E Premtja e Zezë” për Britaninë e Madhe, dhe zhvlerësimi i funtës nuk do t’i sjell asnjë përfitim financiar të cilat i gëzonte para se të largohej nga ERM, në shtator të vitit 1992, e cila njihet si “E mërkura e Zezë”, transmeton KosovaPress.

Soros ka paralajmëruar gjithashtu se qytetarët britanikë do të jenë më të varfër, duke shtuar se përfituesit e mëdhenj do të jenë afaristët të cilët sipas tij kanë vënë bast për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja.

“Është e sigurt se funta do të ketë rënie të shpejt, në qoftë se me referendum vendos për daljen nga BE-ja”, tha Soros. “Unë do të pres që zhvlerësimi të jetë më i madh dhe më shqetësues sesa zhvlerësimi prej 15% që kishte ndodhur në shtator të vitit 1992, atëherë kur unë isha me f at për përfitimin e konsiderueshëm që kisha unë dhe investitorët që ishin me mua, me fondet në kurriz të Bankës së Anglisë dhe qeverisë britanike”, shkruan multi miliarderi George Soros.

Shpërndaje në: