Sot 10 vjet Kosova nisi dialogun për liberalizim vizash

Sot 10 vjet Kosova nisi dialogun për liberalizim vizash

Janë mbushur 10 vjet që kur Kosova ka nisur negociatat me Komisionin Evropian për heqjen e vizave. Sot, ende qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirshëm në Evropë pavarësisht se shteti i ka përmbushur kriteret për liberalizim e se ky komision ka përkrahur një gjë të tillë.

Negociatat u nisën më 19 janar 2012. Vendi, pos kritereve të zakonshme, u përball edhe me disa tjera shtesë. Ndër më në zë ishte çështja e demarkacionit me Malin e Zi, që u përmend vazhdimisht si kusht për liberalizim vizash.

Me periudhën 10-vjeçare që kur kanë nisur negociatat, Kosova ka kaluar periudhën më të gjatë në rajon në këtë status-quo. Përderisa as 10 vjet s’kanë mjaftuar për Kosovën, Gjeorgjia ishte shteti tjetër që për më së gjati ka ngelur në situatën e njëjtë – për katër vjet.

Për dallim nga Kosova, Shqipërisë e Bosnjës u janë dashur nga tre vjet, ndërsa Maqedonisë, Malit të Zi e Serbisë nga dy vjet, sipas një grafike të postuar nga Instituti Epik.

Shpërndaje në: