Sot 16 vite më parë, Antonio Conte i dha lamtumirën futbollit kundër Interit

Sot 16 vite më parë, Antonio Conte i dha lamtumirën futbollit kundër Interit

Më 4 prill të vitit 2004 kalonte 18 minutat e fundit në fushë, Lipi e thërret në minutën e 72-të për të marrë vendin e Camoranezit. Një shenjë e fatit: Antonio Conte sot stërvit rivalin e madh të kohës kur ka mbyllur karrierën e tij si futbollist.

Luhej në “San Siro”. Ishte paraqitja e fundit me fanellën e Juventusit. Sfida është speciale, “derbi i Italisë” kundër Interit, skuadër që sot drejton për të zbritur nga “froni” pikërisht Juven. Por, atëherë kush mund ta imagjinonte? Conte përjetoi derbin e fundit më 8 mars, në zbrazëtirën e “Allianz Stadium”.

Ndërsa në atë 4 prill do të fitonte Interi, 3-2: gola të Martins, Vieri dhe Stankoviç; autogol i Kili Gonzales dhe gol i Di Vaios për bardhezinjtë, por të dyja skuadrat ndodheshin mbrapa në klasifikim dhe Milani do të fitonte titullin.

Kishin kaluar 13 vite nga debutimi i tij me fanellën bardhezi, në një tjetër derb, atë kundër Torinos, kur Trapatoni e aktivizoi në vend të Skilaçit më 17 nëntor 1991. Fillimi i një aventure të jashtëzakonshme ku do të fitojë si protagonist absolut 1 Ligë Kampionësh, një Kupë UEFA, 5 tituj, 1 Kupë italiane dhe 4 Superkpa italiane.

Nga 1996-ta do të ishte edhe kapiten. Do të kalojnë 7 vite nga largimi dhe Conte bën edhe një tjetër debutim juventin, por në stol, duke i dhënë start ciklit të 8 titujve radhazi. Edhe ajo histori u mbyll. Kapitulli i ri quhet Inter. Një shenjë e fatit.

 

 

Shpërndaje në: