Sot finalja e madhe e FA Cup, përballen Chelsea dhe Liverpool

Periskopi.com Sporti

Sot me fillim nga ora 17:45 do të zhvillohet finalja e madhe e FA Cup mes Chelseat dhe Liverpoolit.

Ndeshja që zhvillohet në “Wembley” të Londrës do të vërë përballë njëra tjetrës dy prej ekipeve më të mira angleze.

Chelsea nuk ka ndonjë angazhim dhe është i fokusuar 100% te ky trofe, për dallim nga Liverpooli.

Ekipi i udhëhequr nga Klopp është ende në garë edhe në Premierligë dhe në finalen e Champions League.

Bastoret e favorizojnë dukshëm Liverpoolin, megjithatë Chelsea do të bëjë çmos për të fituar një trofe këtë sezon.