Sot kishte mbrëmjen e maturës: Nxënësja ukrainase vesh fustanin dhe viziton shkollën e shkatërruar

Sot kishte mbrëmjen e maturës: Nxënësja ukrainase vesh fustanin dhe viziton shkollën e shkatërruar

Një vajzë e re u rikthye tek rrënojat e shkollës së saj tashmë të shkatërruar e veshur me fustanin e mbrëmjes së maturës- në ditën që festa ishte paraparë të mbahej, shkruan Sky News, përcjell Periskopi.

Ngjarja, e postuar në Twitter nga Qendra Ukrainase për Clirim Civil, vie nga Anna Episheva, që shpërndau një fotografi të mbesës së saj në fustanin e kuq.

“Mbesa ime pritej që të diplomonte në shkollën e mesme këtë vit. Ajo dhe shoqët e saj kanë blerë fustane dhe ishin në pritje të kësaj dite. Pastaj erdhën rusët. Shkolla e saj u godit dhe u shkatërrua. Sot ajo u kthye që të shohë çka ka mbetur nga shkolla dhe nga planet e saj”, shkrujti ajo në Twitter.

 

Shpërndaje në: