Sot Kurti i thuri lavde por si Vjosa Osmani ia kishte shkëputur kontraten William Walkerin kur u bë presidente?

Sot Kurti i thuri lavde por si Vjosa Osmani ia kishte shkëputur kontraten William Walkerin kur u bë presidente?

Ish-presidentja e vendit e zgjedhur nga Vetëvendosje nuk e kishte vazhduar kontratën me fondacionin e udhëhequr nga ish-ambasadori  William Walker, shkruan Perikopi.

Këtë e kishte konfirmuar edhe vet Walker i cili kishte thënë  se ushtruesja e detyrës së Presidentes në atë kohë, Vjosa Osmani, e ka thirrur në telefon pas reagimeve të shumta në Kosovë, pasi nuk iu vazhdua kontrata.

”Kemi biseduar disa ditë më parë”.

”Ajo telefonoi dhe më shpjegoi për atë që ndodhi me keqinterpretimin e fjalëve të saj, por kontrata nuk është zgjatur zyrtarisht”.

”Ne do të duhet të diskutojmë për një kontratë të re me Presidencën, me Vjosa Osmanin, nëse duam ose jo një kontratë të re, ose nëse ata duan një kontratë të re. Kështu që ne diskutuam shumë gjëra, unë shpjegova më hollësisht se për çfarë u themelua fondacioni dhe çfarë jam përpjekur të bëj për Kosovën për 20 vjet në fakt, por si një fondacion për disa vitet e fundit”, kishte theksuar Walker.

Vlera e kontratës që fondacioni Walker kishte nënshkruar me presidencën, në kohën kur i pari i shteti ishte Hashim Thaçi, është 7000 Euro për muaj.

Kujtojmë se Walker një javë më parë u shpreh i zhgënjyer nga Kurti e Osmani pasi të dy sa ishin në ShBA nuk e kishin kontakuar.

E sot Kurti si të mos kishte ndodhur gjë postoi një foto me ish-ambasadorin William Wolker.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook Kurti tregoi se nuk është takuar që shumë kohë me ish-ambasadorin , të paktën kështu lënë të kuptohet nga rreshtat e parë të tij.

“Duket gati njësoj si para 25 vjetëve kur u takuam për herë të parë në Prishtinë. Thua se është ndalur koha e tij për këtë dëshmitar të kohës sonë”, ka shkruar Kurti ndër të tjera.

Ai shtoi se kanë diskutaur për për të tashmen.

Postimi i tij i plotë:

Shpërndaje në: