Sot luhen dy ndeshje çerekfinale të Kupës së Afrikës në këto orare

Periskopi.com Sporti

Kupa e Afrikës rikthehet sot me dy ndeshje interesante, të vlefshme këto për fazën e çerekfinales.

Ndeshja hapëse e programit të sotëm do të zhvillohet me fillim nga ora 17:00, ku Gambia pret në shtëpi Kombëtaren e Kamerunit.

Ndërkaq, ndeshja përmbyllëse për sot do të zhvillohet në stadiumin “Omnisport Roumdé Adjia”, ku Tunizia do të jetë mysafire e Burkina Fasos.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme, të vlefshme këto për fazën e çerekfinales së Kupës së Afrikës, e gjeni më poshtë.

17:00 Gambia – Kameruni (Stadiumi Japoma)

20:00 Burkina Faso – Tunizia (Stadiumi Omnisport Roumdé Adjia).