Sot markohet 17-vjetori i debutimit të Leo Messit me Barcelonën, ajo që pason tutje është thjesht historike

Sot markohet 17-vjetori i debutimit të Leo Messit me Barcelonën, ajo që pason tutje është thjesht historike

Sot saktësisht bëhen 17 vite që kur yllin argjentinas debutoi me Barcelonën.

Një djalosh i ri në moshën 17 vjeçare ishte në stol për gjigantin spanjollë në duelin kundër Espanyolit më 16 tetor 2004.

Argjentinasi po priste të bënte debutimin e tij me ‘Blaugranët’ në një ndeshje zyrtare dhe ky moment më në fund erdhi, Messi u inkuadrua në lojë në min e 82′ si zëvendësues i Decos.

Edhe pse i ri në moshë, ai me kalimin e kohës filloi të shfaq talentin e tij të jashtëzakonshëm dhe arriti të bëhet titullar i padiskutueshëm.

Së bashku me yjet tjerë si Xavi, Andres Iniesta, Samuel Eto’o e shumë të tjerë, Barça filloi sukseset e pandalshme duke fituar pothuajse çdo trofe të mundshëm.

Messi në përgjithësi me Barcelonën arriti të fitojë plotë 35 trofe, 10 La Liga, 8 Superkupa të Spanjës, 7 Kupa të Mbretit, 4 Liga të Kampionëve, 3 Kupa të Botës për klube, 3 Superkupa të Evropës.

Edhe në aspektin individual ishte i pakrahasueshëm duke fituar plotë gjashtë herë Topin e Artë si futbollisti më i mirë në botë dhe gjashtë herë Këpucën e Artë si golashënuesi më i mirë.

Në përgjithësi me Barçën, Leo ka realizuar 672 gola e 288 asistime në 778 ndeshje, një statistikë e frikshme.

Pas 17 viteve plot lavdi të kaluara në Spanjë, Messi gjatë verës u largua pasi nuk arriti të nënshkruajë kontratën e re me klubin dhe vendosi të kalojë në Francë te PSG.

Shpërndaje në: