Sot mbahet mbledhja e Këshillit të Stabilizim-Asociimit Kosovë-BE

Sot mbahet mbledhja e Këshillit të Stabilizim-Asociimit Kosovë-BE

Takimi i katërt i Këshillit për Stabilizim-Asociimit (Këshilli i SA) midis Bashkimit Evropian dhe Kosovës mbahet sot në Bruksel, nën kryesimin e Përfaqësuesit të Lartë për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell dhe kryeministrit Albin Kurti.

Siç njofton Zyra e kryeministrit, me përfaqësuesit e BE-së, Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell dhe Komisionarin për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi do të diskutohet mbi marrëdhënien bilaterale ndërmjet Kosovës dhe BE-së në kontekstin e marrëveshjes kontraktuale të Stabilizim-Asociimit si pjesë e procesit të integrimit të Kosovës në BE.

Delegacioni i plotë i Kosovës përbëhet nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, zëvendëskryeministrja e dytë dhe njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Financave Hekuran Murati, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Mjedisit Liburn Aliu dhe zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala.

Këshilli për Stabilizim-Asociimit (Këshilli i SA) midis Bashkimit Evropian dhe Kosovës është dokumenti i parë dhe deri tani i vetmi kontraktual i nënshkruar nga Republika e Kosovës dhe BE-ja, i nënshkruar në tetor 2015.

Shpërndaje në: