Sot mbahet seanca për vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit

Sot mbahet seanca për vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit

Në Gjykatën Themelore, Prishtinë – sot të mbahet seanca e radhës për vjedhjen e 2 milionë e 77 mijë e 995 eurove nga Thesari i Shtetit.

Të akuzuar janë Labinot Gruda dhe Kadei Shala.

Ata dyshohet që në tetor të vitit 2020 kanë përdorur thesarin e shtetit për të bërë një transaksion të paligjshëm.

Seanca e kaluar e mbajtur më 30 maj të këtij viti është shtyrë për shkak të mungesës së gjykatëses Shadije Gërguri.

Shpërndaje në: