Sot mblidhen gjashtë komisione

Sot mblidhen gjashtë komisione

Sot gjatë ditës do të mblidhen gjashtë komisione parlamentare.

Pesë prej tyre do të mblidhen nga ora 10:00.

Më poshtë mund të gjeni se cilat komisione do të mblidhen dhe çfarë do të shqyrtojnë.

10:00 – Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të performancës “Prokurimi në Korporatën Energjetike të Kosovës (2018-2020)”. Të ftuar kryesuesi i Bordit dhe kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut.

10:00 – Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për Inspektoratin Sanitar dhe atë për Inspektoratin Shëndetësor. (Kuvendi i Kosovës, N303)

10:00 – Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport mban mbledhje. Prezantohet tema “Sistemi i Arsimit Parauniversitar në Kosovë”, nga Osman Buleshkaj, konsulent i GIZ-it. (Kuvendi i Kosovës, N204)

10:00 – Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Produktet Biocide. (Kuvendi i Kosovës, N506)

10:00 – Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja dhe atë për Akcizën në Produktet e Duhanit. (Kuvendi i Kosovës, N302)

11:00 – Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM)

Shpërndaje në: