Sot mbyllet fushata për Drenasin
Fushata pesëditore e partive politike për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit do të përfundojë sot.
Në garë për ta udhëhequr këtë komunë janë: Ramiz Lladrovci nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Isa Xhemajlaj nga Nisma për Kosovën.
Këta dy kandidatë do të votohen në zgjedhjet e së dielës, pasi shkuan në balotazh pas zgjedhjeve të 4 dhjetorit. /Indeksonline/



