Sot në Kosovë shënohet Dita pa makina
E njohur si Dita evropiane pa makina, 22 shtatori i këtij viti do të shënohet edhe në Kosovë, shkruan Periskopi.
Një aktivitet për këtë ditë e kanë planifikuar Komuna e Prishtinës, ku do të realizohet edhe një ecje dhe disa aktivitete të tjera.
Për më shumë shikoni aktivitete më poshtë:
Komuna e Prishtinës organizon aktivitete në shënimin e “Ditës pa makina”.
Agjenda:
Ecje 12:30 – 14:00 /New Born
7 mesazhe për mjedisin 14:30 – 14:40 /New Born
“Druri i Dëshirave” 14:40 – 14:50 /New Born
Çiklizëm 14:50 – 16:00 /New Born
Argëtim dhe socializim për mjedisin 15:00 – 18:00 /Zahir Pajaziti
Film: Trashed 20:00 – 21:30 /Kino Armata