Sot nis zyrtarisht fushata për kryetar të Drenasit

Sot nis zyrtarisht fushata për kryetar të Drenasit

Kjo komunë mbeti pa kryetar, pas dorëheqjes së Nexhat Demakut, të cilin gjykata e shpalli fajtor dhe e dënoi për krime lufte, kurse vendimi u bë i plotfuqishëm.

Votimi për kryetar të kësaj komune do të mbahen më 4 dhjetor, ndërsa për këtë post garojnë katër kandidatë.

PDK ka paralajmëruar hapjen e fushatës për sot, në orën 15. Kandidat i kësaj partie është Ramiz Lladrovici, deri para pak javësh ambasador i Kosovës në Tiranë.

Shpërndaje në: