Sot përcaktohet fati i Eliot Engelit: Ai akuzohet se e ka ndihmuar Kosovën për para

Sot përcaktohet fati i Eliot Engelit: Ai akuzohet se e ka ndihmuar Kosovën për para

Eliot Engel, kongresmeni i famshëm nga Nju Jorku, po përballet me një sfidues tepër të vështirë për të ruajtur ulësen e tij në Kongres. Pikërisht sot mbahen zgjedhjet preliminare, me humbjen eventuale që do të nënkuptonte edhe përfundimin e karrierës së tij politike. Por, gazeta NationalReview, ka kritikuar edhe lidhjet e tij me Kosovën.

Në këtë opinion të shkruar nga David Reaboi problematizohen pikërisht lidhjet e tij tradicionalisht të mira me Kosovën dhe shqiptarët. Sipas Reaboit, Engel e ka bërë një gjë të tillë për shkak të 60 mijë banorëve shqiptarë në New York, një pjesë e madhe e të cilëve vijnë bash nga distrikti i tij.

Jamaal Bowman është kundërshtari i Engelit në këto zgjedhje dhe ka gjasa reale për ta rrëzuar Engelin nga Kongresi pas 31 vitesh, shkruan Periskopi.

Bowman ka marrë mbështetjen e progresivëve të partisë, si Elizabeth Warren, Alexandria Ocasio-Cortez dhe Bernie Sanders.

Në këtë shkrim, janë lidhjet e Engelit me Kosovën sulmohen ashpër.

“Lidhjet e Engelit me Harry Bajraktarin, një shqiptaro-kosovar të pasur që jeton në New York, kanë rënë në dyshime të veçanta. Bajramtari ka qenë një prej donatorëve kryesorë të Engelit, dhe përmes Këshillit Kombëtar Amerikano-Shqiptar, e ka dërguar Engelit në shumë udhëtime për në Kosovë. Engeli kishte dështuar që t’i deklaronte pronat që i ka në bashkëpronësi me Bajraktarin dhe ende i duhet të ripaguajë një hua të dyshimtë prej 125 mijë dollarësh që e kishte marrë nga ky i fundit.” – shkruhet aty.

Së fundi edhe sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, e ka akuzuar Engelin për “presion, intimidim dhe ngacmim” të diplomatëve amerikanë për çështjen e Kosovës.

Shkrimi nga NationalReview thirret “Eliot Engel e ka të parën Kosovën, jo Amerikën”. /Periskopi

Shpërndaje në: