Sot përfundon faza e grupeve të Euro 2020

Sot përfundon faza e grupeve të Euro 2020

Mbrëmjen e sotme luhen takimet e fundit të xhiros së tretë në Euro 2020. Në grupin E interesi është tek dueli i orës 18:00 në Sevija mes Sllovakisë e Spanjës. “La Roha” i nevojitet vetëm fitorja për të kaluar më tej, për ta kthyer këtë sfidë në “jetë a vdekje” për kombëtaren e drejtuar nga Luis Enrique.

Edhe bukmejkërsat kanë besim te një triumf i Spanjës, çka përkthehet në vendin e dytë në grup. Ndërkaq po në këtë orë, Suedia e kualifikuar tashmë bën llogaritë me Poloninë, me këto të fundit që nëse fitojnë do komplikonin jo pak pozicionet në grupin E.

Garë e fortë dhe në grupin F. Franca e ka siguruar kalimin në 1/8-at, ndërsa në dyshim është vetëm pozicioni përfundimtar i tyre. Ndaj Portugalisë kampionët e Botës do tentojnë fitoren nëse duan ta mbyllin si vend i parë, ndërsa me një barazim mes tyre kampionët në fuqi do siguronin kalimin më tej.

Në varësi edhe të rezultatit të takimit të orës 21:00 mes Gjermanisë dhe Hungarisë do përcaktohen edhe skuadrat e kualifikuara, me Pancerat që ashtu si Portugalia do kalonin edhe me një barazim.

Shpërndaje në: