Sot pritet të mbahet debat parlamentar për mosliberalizim të vizave

Sot pritet të mbahet debat parlamentar për mosliberalizim të vizave

Sot, me fillim nga ora 10 do të mbahet seancë plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në këtë seancë, ndër të tjerash, do të mbahet debat parlamentar mbi mosliberalizimin e vizave.

Rendi i ditës është si në vijim:

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L174 për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 04/L-058 dhe ligjin nr. 04/L-122 si dhe Ligjin nr. 03/L-073 për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 03/L-256.

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-135 për Rregullimin e Çmimit të Produkteve Medicinale,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-144 për Shëndetësi,

11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin.

Vazhdimi i Seancës plenare

Rendi i ditës

10. Votimi i Propozim-rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve,

11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021,

12. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.a. për vitin 2021,

13. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 12/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës,

14. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 13/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”,

15. Ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit,

16. Debat parlamentar në lidhje me mos liberalizimin e vizave nga BE-ja për Kosovë.

Shpërndaje në: