Sot publikohet rezultati nga ekspertiza e aksidentit tragjik në Bullgari

Periskopi.com Lajme

Ministrja për Zhvillim Rajonal e Bullgarisë, Violeta Komitova sot pritet t’i publikojë rezultatet e ekspertizës në rrugën Dragiçevo – Dikanja e Poshtme, ku ndodhi aksidenti i rëndë me qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Nga atje paralajmërojnë se nga raporti pritet të mësohet se nëse sinjalizimi rrugor në autostradën Struma, ku mori flakë autobusi i “Besa trans” Shkup, është shkak për aksidentin, transmeton TV21.

Për autostradën ku ndodhi incidenti i 23 nëntorit, një numër i madh ekspertësh deklaruan se vendi ishte komprometuar, sepse nuk ishte riparuar që kur është lëshuar në përdorim, në vitin 2007.

Për këtë, ministrja Komitova urdhëroi ekspertizë për aksin rrugor.

Në ngjarjen tragjike, vdiqën 45 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut dhe u lënduan 7 të tjerë teksa ktheheshin nga Turqia.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, ndërkaq autoritetet e hetuesisë kanë njoftuar se ai ka filluar nga pjesa e përparme e autobusit, mbi rezervuarin.

Një javë, viktimat e aksidentit ende nuk janë sjellë në vendin e tyre. Kjo, nga ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani u njoftua se do të ndodh më së voni deri të enjten, më 2 dhjetor.