Sot s’jemi në agjendë: Kosovës i këputen shpresat për anëtarësim të shpejtë në Këshillin e Evropës

Sot s’jemi në agjendë: Kosovës i këputen shpresat për anëtarësim të shpejtë në Këshillin e Evropës

Aplikimi i Kosovës nuk është futur në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës që do të mbahet sot në Torino të Italisë.

Këtë e ka bërë të ditur deputetja e PDK-së, që njëherit është anëtare e komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, Ariana Musliu Shoshi.

Kjo e fundit tha se me këtë, nuk mund të fillojnë procedurat zyrtare për anëtarësim, pa vonim dhe diskutim.

Takimi i radhës, siç ka thënë ajo, mbahet më 1 qershor në Strasburg.

Postimi i plotë i Musliu-Shoshit:

Ky është rezultat i diplomacisë së fjetur e JO të heshtur!

Që nga dita kur kemi dorëzuar kërkesën për aplikim në KE kam kërkuar qartësi nga qeveria se a do të jemi pjesë e agjendës formale në mbledhjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës që mbahet sot në Torino të Italisë!

Sot u konfirmua që ne nuk NUK jemi pjesë e agjendës formal në këtë takimin.

Rrjedhimisht sot nuk do të shqyrtohet kërkesa e Kosovës për anëtarësim në KE! Pra nuk mund të fillojnë procedurat zyrtare pa diskutim dhe votim.

Të shpresojmë se do të jemi pjesë e agjendës formale në takimin e zv.Ministrave që mbahet në Strasburg me datë 1 qershor 2022!.

  • (Fotografia kryesore e lajmit / Nga reklama: Kosovo Young Europians) 

Shpërndaje në: