Spahiu i Aleancës Kuq e Zi: Vetëvendosje i humbi zgjedhjet pasi braktisi kauzën për bashkim kombëtar

Spahiu i Aleancës Kuq e Zi: Vetëvendosje i humbi zgjedhjet pasi braktisi kauzën për bashkim kombëtar

Kreshnik Spahiu, ish-kryetar i Aleancës Kuq e Zi, ka potencuar se më shpejt mund të ndodhë bashkimi kombëtar se sa integrimi në BE.

“Bashkë është e mundshme” ishte slogani i Vetëvendosjes në vitin 2010, kur për herë të parë po garonte në zgjedhje, kurse nëpër tubime elektorale nuk shihej flamur tjetër përveç atij kuq e zi.

Lideri i kësaj partie Albin Kurti në vazhdimësi insistonte se bashkimi kombëtar është domosdoshmëri dhe projekt që fuqizon Kosovën e Shqipërinë, të cilat i quante dy shtete të dobëta.

Mirëpo qëndrimet e kryeministrit aktual për bashkimin e Kosovës e Shqipërisë duket se kanë ndryshuar.

Ai në një intervistë për një revistë ndërkombëtare u deklarua se do të votonte për bashkim me Shqipërinë, vetëm nëse do të kishte një referendum paqësor dhe demokratik.

Një deklaratë e tillë tingëlloi e mangët, kur dihet se Kushtetuta e Kosovës e ndalon decidivisht bashkimin e Kosovës me çdo shtet tjetër.

Kurse procedurat për ndryshim të Kushtetutës janë të ndërlidhura ngushtë me vullnetin e përfaqësuesve të pakicave në Kuvend.

Si rrjedhojë, kauza e bashkimit kombëtar po konsiderohet më shumë si parullë politike e dikurshme sesa si projekt prioritar i së ardhmes.

Këtë qasje po e cilëson të dëmshme Valon Murati, kryetar i Lëvizjes për Bashkim.

Murati tregon perspektivën e tij që do të mundësonte të ecej në drejtim të kësaj kauze.

E sipas nënkryetarit të PSD-së, Zgjim Hyseni kronologjia e këtij procesi është mësim i keq i Kurtit për të rinjtë.

Kurse ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka vlerësuar se përgjysmimi i votave të VV-së në zgjedhjet lokale erdhi pikërisht si rezultat i braktisjes së kauzës së bashkimit kombëtar.

Por, ai është shprehur i bindur se më parë mund të ndodhë bashkimi kombëtar se sa anëtarësimi i Kosovës në BE.

Ndonëse bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shipërisë nuk ka munguar në shumë drejtime, së fundi edhe përplasjet mes krerëve të dy shteteve kanë qenë prezente. E, në veçanti kur në tavolinë diskutimi kanë qenë temat e bashkëpunimit rajonal.

Videon e plotë mund ta shihni KËTU.

Shpërndaje në: