Spahiu: Sikur të fitoja më 2007, jo veç Mitrovica por e tërë Kosova do të ishte më ndryshe

Spahiu: Sikur të fitoja më 2007, jo veç Mitrovica por e tërë Kosova do të ishte më ndryshe

Nexhmedin Spahiu i cili në zgjedhjet lokale të vitit 2007 garonte për kryetar të Mitrovicës ka kujtuar momentin e rezultateve të atyre zgjedhjeve ku tha se për tri vota nuk ka arritur të futet në balotazh, teksa këtë e bënë Bajram Rexhepi e Sadri Ferati.

Spahiu garonte përsëri në vitin 2009, por që këtë herë, ai tha se de facto e fitoi garën, por këtë ia mohoj një komisioner në një qendër votimi.

“Herën e dytë de facto fitova por ma morën fitoren duke e bërë një manipulim një komisioner ku votat e mija ia dha Avni Kastratit e të Avni Kastratit m’i qiti mua dhe e përmbysi rezultatin”.

“Tashmë ajo dihet por u bë vonë. Kur u ankova në PZAP, gjykatësi që e nënshkroi vendimin vdiq në momentin që e nënshkroi, jo në favor timin por gjithsesi në herën e tretë garova jo për të fituar por vetëm për të mos lejuar që të fitojë atë që ishte kryetar komune aktualisht e që ishte fati i Agim Bahtirit”, është shprehur Spahiu në “Edicioni Special” në Klan Kosova.

Ai tha se mundësitë më të mëdha për t’i realizuar idetë e tij kanë qenë në vitin 2007, dhe me atë rast do të ndryshonte e tërë Kosova.

“Mundësitë më të mëdha për t’i realizuar idetë e mija e mundësitë objektive e për ta hequr fukarallëkun qafe ishte viti 2007”.

“Sikur të isha bërë atëherë kryetar, jo vetëm Mitrovica por do të ishte e tërë Kosova sot më ndryshe”, ka thën Spahiu.

Shpërndaje në: