Spahiu: S’kemi politikanë të kalibrit të Rugovës

Spahiu: S’kemi politikanë të kalibrit të Rugovës

Avni Spahiu, i cili është njëri nga ish-bashkëpunëtoret e ngushtë të presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, ka folur në lidhje një vizitë të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku këshilltari për Siguri Kombëtare, Antony Lake, sipas Spahiut, i kishte thënë Rugovës se ai paraqiste dritën e vetme në tunelin ballkanik.

“Më kujtohet një udhëtim në Shtëpinë e Bardhë, ku këshilltari për Siguri Kombëtare, Antony Lake, doli nga zyra e Clinton dhe iu drejtua Rugovës se ai paraqiste dritën e vetme në tunelin ballkanik. Dhe këto ishin fjalët e Clinton që ai ia përcolli Rugovës”, është shprehur Spahiu në “Info Magazine”.

Tutje, Spahiu tha se Rugova kishte një mbështetje të plotë të Shtëpisë së Bardhë, sepse sipas tij, ai kualiteti i ri në atë, siç e quajti ai, tollovinë e konflikteve që ndodhshin në Jugosllavi, ndërsa Kosova ishte e vetmja me orientim perëndimor.

“A kishte një mbështetje të plotë të Shtëpisë së Bardhë, sepse ishte kualitet i ri në atë tollovi konfliktesh që ndodhshin në Jugosllavi, ishte e vetmja Kosova që dilte me një orientim krejtësisht tjetër nga ai mllefi i republikave tjera, e sidomos i udhëheqjes serbe”, ka thënë Spahiu, njofton Klankosova.tv.

Më tej, ai tha se sot në skenën politike nuk ka politikanë të kalibrit të Ibrahim Rugovës, teksa shtoi se LDK nuk mund të thirret në Rugovën, sepse sipas tij, tani Kosova ka kërkesa krejtësisht të tjera, ndërsa epoka e tij ka kaluar tashmë.

“Në politik aktualisht nuk kemi kalibër të Ibrahim Rugovës, kemi krejtësisht të tjerë, njerëz me vizione të reja. LDK dhe partitë e tjera nuk mund të thirrën në Rugovën, sepse tani kemi kërkesa krejtësisht të tjera. Epoka e Rugovës ka kaluar, tani kemi sfida të tjera me të cilat duhet të ballafaqohemi, por Rugova mbetet si emblemë dhe si frymëzim për punë e atdhetarizëm, por tani ai i takon historisë”, është shprehur Spahiu.

Shpërndaje në: