Spalletti flet lidhur me gjasat për titullin, përmend Interin dhe Milanin

Spalletti flet lidhur me gjasat për titullin, përmend Interin dhe Milanin

Trajneri i Napoli, Luciano Spalletti ka shprehur kënaqësinë e tij pas fitores ndaj Udinese, por duke folur për gjasat rreth titullit të kampionit, ai ka shprehur disa dyshime.

Spalletti ka frikë se skuadra e Napoli nuk ka thellësinë e duhur në skuadër, për të garuar deri në fund në këso nivelesh.

Ai në diskutimin për titullin e kampionit ka inkuadruar edhe skuadrat nga qyteti i Milanos, të cilat i konsideron më të fortat.

“Sezoni është i gjatë, por skuadra ka kualitet. Ndoshta ne na mungon lojtarët që mund të bëjmë zëvendësime. Diferenca bëhet nga ajo se sa ndeshje mund të luajmë në këtë nivel”, ka thënë Spalletti, transmeton Periskopi.

“Milan janë shumë të fortë, Inter kanë bërë punë të mirë, përkundër shitjeve. Forca jonë është rrethi. Rrethohemi me dashuri dhe kjo mund t’i shtyjë lojtarët”, ka thënë mes tjerash trajneri i Napoli.

Napoli fitoi mbrëmë 0:4 në udhëtim kundër Udinese, në një ndeshje ku shënoi edhe Amir Rrahmani. Napoli tani janë liderë të Serie A, me 12 pikë në katër ndeshje. /Periskopi/

Shpërndaje në: