Spanja e dobët në mbrojtje: Luan kundër Rusisë

Spanja e dobët në mbrojtje: Luan kundër Rusisë

Spanja ka marrë vetëm barazim përballë kombëtares më të dobët të grupit B, Marokut. Por, falë barazimit në ndeshjen tjetër mes Portugalisë dhe Iranit, Spanja shkon tej si e para në grup, shkruan Periskopi.

Dobësitë e Spanjës në fazën e grupeve ranë në sy edhe në këtë ndeshje, sidomos në fazën defanzive, ku pësuan dy gola. Spanja pësoi pesë gola në tre ndeshje, dhe mund të pritet që do të ketë vështirësi të mëdha edhe në ndeshjen kundër rusëve të supermotivuar.

Maroku shënoi golin e parë në ndeshje me anë të Khalid Boutaib në minutën e 14. Pesë minuta më vonë barazoi lojtari i dytë më i mirë i Spanjës Isco, pas asistimit të lojtarit më të mirë Iniestas.

Maroku e shokoi Spanjën dhe e rrezikoi kualifikimin e kësaj kombëtareje në fazën tjetër me anë të Youssef En-Nesyrit. Por Spanja arriti që të barazonte në fund me anë të Iago Aspas.

Spanja kishte dominimin total në këtë ndeshje, duke i pasur hiç më pak se 11 goditje drejt portës, dhe 68 për qind të posedimit të topit. /Periskopi

Shpërndaje në: