Spanja mposht disi Italinë që me dhjetë lojtarë luftoi deri në frymën e fundit

Spanja mposht disi Italinë që me dhjetë lojtarë luftoi deri në frymën e fundit

Është mësuar finalisti i parë i ‘Nations League’.

Kombëtarja e Spanjës ka arritur të mposht Italinë me rezultat 1-2, shkruan lajmi.net.

Ishin mysafirët ata që gjetën golin e parë në min e 17’ përmes Ferran Torres.

Torres shënoi një gol të bukur pas asistimi të Mikel Oyarzabal.

Në vazhdim ‘Azzurët’ morrën iniciativën e ndeshjes në tentim për të barazuar rezultatin.

Megjithatë përkundër rasteve që kishin Federico Bernardeschi e Lorenzo Isigne, në vend ishte Unai Simon që me pritjet e tij e mbajti portën e paprekur.

Gjërat për Italinë u vështirësuan në min e 42’ kur me karton të kuq u largua Giorgio Chiellini.

Krejt në fund të pjesës së parë Torres shënoi golin e dytë personal për rezultatin e pjesës së parë 0-2.

Pjesa e dytë nisi me dominim të plotë të spanjollëve që menaxhonin epërsinë përmes mbajtjes së gjatë të topit.

‘Furia e Kuqe’ kishte disa mundësi të thellonte epërsinë, por pa arritur të shënojnë.

Ishte minuta e 83’ kur italianët ngushtuan rezultatin me golin e Lorenzo Pellegrinit.

Në minutat e mbetura ekipi i Roberto Mancinit u përpoq të barazonte gjithçka dhe të dërgonte ndeshjen në vazhdime.

Megjithatë Spanja u mbrojte mirë në fund dhe arriti të fitojë 1-2 duke u kualifikuar në finale të Ligës së Kombeve.

Spanja në finale takohet me fituesin e ndeshjes Francë – Belgjikë që luhet nesër.

Shpërndaje në: