Specialja kërkon staf për gjykimin e “krimeve” të UÇK-së
Edhe një muaj gjithçka do të jetë gati për të filluar punën Gjykata Speciale për krimet e luftës në Kosovë.
Zyra e prokurorit special është duke rekrutuar tashmë stafin që do të punoj në dhomat e specializuara dhe zyrat në Holandë e Serbi për të gjykuar të dyshuarit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Saktësisht nëntë muaj pas votimit të amendamenteve që hapën rrugën për krijim e Gjykatës Speciale, Bashkimi Evropian ka hapur konkursin ndërkombëtar për kompletimin e stafit që do të mundësoj funksionimin e saj.
Gazeta Fjala posedon konkursin e hapur nga BE, i cili parasheh zgjedhjen e stafit punues së Gjykatës Speciale dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.



