Specialja: Salih Mustafa shkakton konfuzitet, nuk shkon në seancë pas pauze

Specialja: Salih Mustafa shkakton konfuzitet, nuk shkon në seancë pas pauze

Ish – luftëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa ndaj të cilit ka filluar sot gjyqi nga Gjykata Speciale, nuk është paraqitur në sallë pas pauzës.

Për këtë pas disa sqarimeve si nga mbrojtja ashtu edhe nga prokuroria, është ndërprerë seanca nga gjyqtarja që po e drejton atë.

Gjyqtarja ka thënë se i nevojitet konsultim me gjyqtarët tjerë, jashtë seancës lidhur me këtë çështje.

Avokati i tij,  Julius Von Bone, është shprehur se është e drejtë e të akuzuarit që të zgjedhë nëse do ose jo të jetë i pranishëm në seancë.

“I akuzuari mund të heq dorë nga prania e tij. Ai përfaqësohet nga një mbrojtës që përfaqëson interesat e tij dhe pastaj varet nga i akuzuari se si do që të procedojë më tej. I kuptoj ndjenjat e mbrojtjes së viktimave, por nuk mund të them se kjo do të jetë gjë e zakonshme, por sot ndodhi kështu dhe nuk mund të them diçka për të ardhmen”, ka thënë ai.

“Çdo herë do të ketë dokument që do të parashtrohet nëse i akuzuari do ose jo të jetë i pranishëm, apo do që të jetë përmes videolidhjes”.

Nga prokuroria kanë thënë se nuk duan që të bëjnë gjykim në mungesë të Mustafës./Periskopi/

Shpërndaje në: