Spitali i Gjilanit rrit kapacitetet për hospitalizim të pacientëve me Covid-19

Spitali i Gjilanit rrit kapacitetet për hospitalizim të pacientëve me Covid-19

Komiteti Emergjent i Gjilanit për paralandalimin e përhapjes së Covid-19, i kryesuar nga nënkryetari Arbër Ismajli, ka mbajtur sot takimin vlerësues të situatës, pas 20 rasteve të reja pozitive me Covid-19.

Në komunikatën komunale thuhet se Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës, i cili udhëheq me operacionet në kuadër të Komitetit, ka deklaruar në këtë takim se po bëhet vlerësimi i situatës për burimin e infeksionit për rastet e fundit, derisa ka kërkuar nga të prekurit që të vetizolohen në mënyrë që të mos përhapet infeksioni.

Në këtë takim u tha se Spitali i Gjilanit ka rritur kapacitetet për hispitalizimin e pacientëve me Covid-19.

Përndryshe, brenda 117 ditëve të përballjes me këtë sëmundje, në Gjilan janë infektuar 230 persona, 146 prej tyre janë shëruar, 80 janë raste aktive, derisa 4 kanë vdekur.

Shpërndaje në: