Sporting Lisbona në ‘ëndrra’ se Ronaldo mund të kthehet te ta

Sporting Lisbona në ‘ëndrra’ se Ronaldo mund të kthehet te ta

Që nga momenti që Cristiano Ronaldo paraqitet si i pasigurt për qëndrimin e tij te Manchester United, është mëse normale që të dalin skenarë të vazhdueshëm për të ardhmen e tij.

Kështu, pas publikimit që kërkon interesimin e Chelsea , doli një tjetër ekip, i cili e vendos portugezin në syrin e Sporting Lisbonës. Bëhet e ditur se “luanët” janë të etur për të rikthyer CR7 në kryeqytetin portugez, teksa Sun thotë se ka optimizëm se rikthimi i madh mund të bëhet realitet edhe këtë vit.

Në të njëjtën kohë, Man United janë paraqitur si të palëvizshëm në këtë çështje, pasi nuk duan të shesin Ronaldon, diçka që thuhet se është bërë e qartë për yllin 37-vjeçar.Megjithatë, vlen të theksohet se futbollisti veteran dhe lojtari aktual i Sportingut, Hugo Viana , e ka cilësuar si “të vështirë” rikthimin e Cristianos.

Shpërndaje në: