Sportisti kosovar fiton medaljen e artë në garën ndërkombëtare

Sportisti kosovar fiton medaljen e artë në garën ndërkombëtare

Sportisti kosovar, Hizdri Gubetini ka fituar medaljen e artë në garën ndërkombëtare të paragllajdit “Oludeniz International AIR GAMES Accuracy Competition,” që u zhvillua në Turqi.

Gubetini zuri vendin e parë në mesin e 55 garuesve, shkruan Periskopi.

Më poshtë, postimi i plotë i KOK:

Hizdri Gubetini ?? ka fituar medaljen e artë? në garën ndërkombëtare të paragllajdizmit në precizion “Oludeniz International AIR GAMES Accuracy Competition”, të mbajtur në Turqi.
Piloti ynë u rendit i pari, në mesin e 55 garuesve.
Përgëzimi Gubetinit dhe Federatës Aeronautike të Kosovës.???

Shpërndaje në: