Sprinteri amerikan mendoi se theu rekordin botëror të Boltit në 200 metra, por e kuptoi se ka vrapuar vetëm 185m

Sprinteri amerikan mendoi se theu rekordin botëror të Boltit në 200 metra, por e kuptoi se ka vrapuar vetëm 185m

Usain Bolt njihet gjërësisht si njeriu më i shpejt në planet.

Rekordet e tij në 100 dhe 200 metra sprint, me nga 9.58 sekonda respektivisht 19.19 sekonda, e dëshmojnë këtë, transmeton Periskopi.

Xhamaikani është një prej atletëve më të dekoruar të të gjitha kohëve, duke fituar tetë medalje të arta Olimpike dhe 11 medalje botërore të atletikës.

Rekordet e tij në 100 dhe 200 metra, të vendosura në Berlin më 2009, nuk janë arritur as mposhtur në 11 vite.

Lyles didn't run the full 200m

Por për një moment të enjten, u duk sikur sprinteri amerikan, Noah Lyles theu rekordin e Boltit në 200 metra, duke përfunduar garën 200 metërshe për 18.90 sekonda.

Mirëpo, ishte një problem… 22-vjecari vrapoi vetëm 185 metra për shkak të një gabimi të organizatorëve.

Ai po vraponte i vetëm në SHBA – derisa secili garues në mënyrë paralele po vraponte në një pistë tjetër rreth botës – por shpejt u bë e qartë se Lyles kishte filluar në vijën e gabuar.

Kështu, distanca që ai e vrapoi ishte 185 metra, jo 200. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: