Sqarohet: Ja pse Theo Hernandez dhe Hakan Calhanoglu munguan në seancat stërvitore

Sqarohet: Ja pse Theo Hernandez dhe Hakan Calhanoglu munguan në seancat stërvitore

Është raportuar se Theo Hernandez dhe Hakan Calhanoglu nuk janë stërvitur dje për arsye të dyshimeve me COVID-19.

I gjithë konfuzioni erdhi atëherë kur dy yjet e klubit nuk u paraqiten as në seancën stërvitore të premten, gjë që rezultoi në hapjen e thashethemeve për ata.

Sidoqoftë, të dy ishin përsëri në skuadër dhe po stërviteshin rregullisht këtë mëngjes përpara udhëtimit të së hënës në Cagliari.

Theo Hernandez dhe Calhanoglu kanë dalur negativë në test dhe është e konfirmuar se do të udhëtojnë me klubin për në Cagliari.

Shpërndaje në: