Sqarohet MASHT: Do të respektojmë dinjitetin e mësimdhënësve të viteve të ’90-ta

Sqarohet MASHT: Do të respektojmë dinjitetin e mësimdhënësve të viteve të ’90-ta

Sqarimi ndaj kësaj deklarate vjen pasi sot Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBASHK) reagoi ashpër ndaj ministrit Bajrami, duke thënë se këto deklarime të pamatura, nga një ministër që kohë më parë pati deklaruar të kundërtën për ata që punuan gjatë viteve të regjimit serb në Kosovë, i kanë revoltuar mjaftë mësimdhënësit.

Më poshtë lexojeni të plotë dhe të pa-redaktuar sqarimin e MASHT-it:

Për hir te së vërtetës dhe në funksion të informimit të drejtë të opinionit publik lidhur me deklaratën e Ministrit Bajrami ne Kuvendin e Republikës së Kosovës, lidhur me  statusin e mësimdhënësve te arsimit shqip te viteve 90/99, pas deklaratave te kryetarit te SBASHK-ut, z. Rrahman Jashari dhe keqkuptimeve e keqinterpretimeve të fjalës së Ministrit Bajrami, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, sqaron se ky Projektligj vitin e kaluar, me angazhimin e Ministrit Bajrami, është hartuar dhe dërguar ne Ministrinë e Financave për vlerësim te kostos financiare.

MASHT siguron mësimdhënësit se prapa këtij Projektligji, mbetet si sponzorizues deri ne Kuvendin e Kosovës dhe te jeni te sigurt se Ministri Bajrami, se bashku me akter të tjerë institucional do te angazhohet pa rreshtur, deri ne gjetjen e një zgjidhjeje ne interesin me te mirë te mësimdhënësve qe përfshin ky Projektligj.

Për fund, MASHT vlerëson se, sikurse janë realizuar, vetëm vitin e kaluar, disa kërkesa sindikale nga Ministria dhe Qeveria e Kosovës, pagesa dhe njohja e përvojës se punës (1990/99), kontrata e përhershme e mësimdhënësve, akoma me shumë do te angazhohet ne përmirësimin e gjendjes se mësimdhënësve tanë duke investuar ne nevojat e tyre dhe duke ruajtur e respektuar dinjitetin dhe punën e secilit mësimdhënës, kontribuues te organizimit te mbajtjes se arsimit ne vitet e vështira te rezistencës gjithpopullore.

Shpërndaje në: