Sqarohet Mensur Safqiu, ja pse u arrestua nga Policia

Sqarohet Mensur Safqiu, ja pse u arrestua nga Policia

Gjatë ditës së sotme në medie ka qarkulluar një lajm se aktori Mensur Safqiu është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Mensur Safqiu u pa në një video teksa po ndalej nga policia, por e gjithë skena del të jetë nga xhirimet e një filmi të ri.

I kontaktuar nga lajmi.net, aktori ka mohuar të jetë arrestuar, por tha se kjo skenë ishte nga xhirimet e filmit.

“Jam duke xhiruar, ka qenë një skenë e filmit, tani jam duke xhiruar një skenë tjetër”, deklaroi ai.

 

Shpërndaje në: