Sqarohet MSH për 108 rastet me COVID-19: 39 prej tyre janë akumuluar që tri ditë

Sqarohet MSH për 108 rastet me COVID-19: 39 prej tyre janë akumuluar që tri ditë

Në 24 orët e fundit në vend nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, janë raportuar 108 raste të reja të infektuara me COVID-19. 

Megjithatë, në njoftimin e sotëm, MSH ka bërë të ditur se në kuadër të 108 rasteve të reja, 39 prej tyre janë raste të mbledhura gjatë tre ditëve të fundit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, një nga laboratoret private në vend i ka raportuar sot rastet e akumuluara për tre ditë.

“Ju informojmë, se në kuadër të rasteve të raportuara sot, ka raste të akumuluara për 3 ditë nga laboratori Olive. Gjithsej janë 1,006 testime dhe 39 raste SARS CoV-2 pozitiv të raportuara me vonesë. Kjo ka ndikuar në rritjen e numrit të rasteve të raportuara sot”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

 

 

Shpërndaje në: