Sqaron Qeveria: S’ka pushim të hënën për nder të 28 nëntorit, solidarizohemi me mjekët

Periskopi.com Lajme

Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim që më 30 nëntor, e hënë, të mos pushohet si herave të tjera – dhe kësaj radhe në solidarizim me punëtorët shëndetësorë. 

Ky vendim është komunikuar nga kryeministri Avdullah Hoti në llogarinë e tij në Facebook.

Më tej, Hoti ka deklaruar se edhe aktivitetet për shënimin e Ditës së themelimit të shtetit shqiptar do të bëhen në përputhje me masat e vendosura për të luftuar përhapjen e koronavirusit, përcjell Periskopi.

Statusi i plotë: 

Qeveria e Republikës së Kosovës, sqaron opinion publik se dita e hënë, 30 nëntor 2020, do të jetë ditë e rregullt e punës.

Në të gjitha institucionet shtetërore, në institucionet arsimore në të gjitha nivelet, do të punohet me orar të rregullt, në përputhje me masat anti Covid të ndërmarra nga Qeveria.

Ky vendim vjen si solidarizim me të gjithë ata të cilët janë në linjën e parë të frontit me pandeminë Covid- 19, punëtorët shëndetësor, stafin mbështetës në institucionet shëndetësore, polici dhe inspektorat, të cilët janë duke punuar për disa muaj me radhë pa asnjë ditë pushimi.

Për shkak të masave në kuadër të menaxhimit të situatës me pandeminë Covid-19, institucionet janë duke punuar me staf të përgjysmuar. Ndërsa të gjitha aktivitetet për shënimin e 28 nëntorit, Ditës së Flamurit, do të zhvillohen nesër, poashtu në përputhje me masat e vendosura nga Qeveria.

Shpërndaje në: