Srpska s’u ngrit në këmbë për Bob Dole, VV s’ishte ngritur kur ishte intonuar himni për Adem Demaçin

Srpska s’u ngrit në këmbë për Bob Dole, VV s’ishte ngritur kur ishte intonuar himni për Adem Demaçin

Vetëvendosje me anë të deputetëve Tinkë Kurti dhe Haki Abazi, e disa tjerë ndoshta, ka bërë me gisht kah Lista Serbe që nuk respektoi politikanin amerikan Bob Dole duke u ngritur në këmbë për ta nderuar me një minutë heshtje. Por, kjo parti politike nuk kishte nderuar himnin e Kosovës as në seancën komemorative për Adem Demaçin.

Veprimtari i shquar i çështjes kombëtare të Kosovës kishte vdekur më 26 korrik 2018 duke e lënë vendin pa një prej mendjeve më të mprehta të kohës.

Por, edhe pse bëhej fjalë për një figurë të tillë të madhe, Vetëvendosje kishte refuzuar të ngrihej në këmbë gjatë intonimit të himnit në seancën në fjalë.

Sidoqoftë, lideri i kësaj partie politike, Albin Kurti, ka shprehur respekt për veprën e Adem Demaçit, edhe pse veprimtari kishte pasur qëndrime jo aq të mira për të në vitet para vdekjes, përcjell Periskopi.

Seanca e sotme nuk nisi me intonimin e himnit të Kosovës, siç ndodh me rastet e seancave komemorative. /Periskopi

Shpërndaje në: