“S’rriten pagat, nuk lejohet tërheqja e Trustit…”, Hoti ia numëron gabimet Qeverisë Kurti për krizën ekonomike

“S’rriten pagat, nuk lejohet tërheqja e Trustit…”, Hoti ia numëron gabimet Qeverisë Kurti për krizën ekonomike

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur për krizën ekonomike globale, ku ka kritikuar edhe Qeverinë e Kosovës për mos reagim ndaj kësaj krize.

Hoti ka përmendur faktin se TVSH-ja është dyfishuar pas rritjes së çmimit të naftës.

Postimi i plotë:

Për shkak të zhvillime globale, Kosova është prekur nga kriza ekonomike sikurse vendet e tjera. Por kriza në Kosovë po thellohet.

Shihni listën në vijim dhe gjykoni vetë se çfarë ka pasur mundësi të bëjë qeveria:

– Dyfishohet TVSH-ja që e mbledh shteti nga qytetari për litër të naftës.

– Nuk miratohet lista e mallrave shtesë me TVSH të ulur në 8%, siç e mundëson ligji në fuqi i TVSH-së.

– Mbetet në fuqi vendimi i ZRRE-së për rritje të tarifave të energjisë elektrike.

– Refuzohet tërheqja e një pjese të kursimeve nga Trustin Pensional.

– Nuk rriten pagat, pensionet dhe ndihma sociale së paku sa janë rritur çmimet e mallrave të konsumit bazik.

Siç raportojnë zyrtarët qeveritarë, të hyrat tatimore janë rritur rekord!!! Ndoshta kjo është me rëndësi.

 

Shpërndaje në: