Deputetja e AAK_-së thirrje ndërkombëtarëve që të kenë kujdes me veteranët e UÇK-së

Deputetja e AAK_-së thirrje ndërkombëtarëve që të kenë kujdes me veteranët e UÇK-së

Kryetari i Organizatës së Veteraneve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, sot është arrestuar nga Policia e EULEX-it.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Teuta Haxhiu, ka thënë se është për keqardhje spektakli që po ndodh në zyrat e veteranëve të UÇK-së

“Është përkeqardhje spektakli që po ndodh në zyrat e veteranëve të UCK-së, ndaj bëjmë thirrje drejtësisë̈ transparente që mos të ndodhin spektakle të tilla, sepse të gjithë të ftuarit, pra ata veteranë që janë ftuar nga Tribunali i Hagës , të gjithë̈ kanë qenë vullnetar dhe janë të gatshëm t’i përgjigjen, por spektaklet nuk i ndihmojnë drejtësisë”, tha ajo.

Shpërndaje në: