Standardet e 2fishta: Deputete Mulhaxha e VV-së (zëri i popullit për shëndetësi) as gëk as mëk ndaj Vitisë

Standardet e 2fishta: Deputete Mulhaxha e VV-së (zëri i popullit për shëndetësi) as gëk as mëk ndaj Vitisë

Kryetarja e Komisonit për Shëndetësi, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, nuk e ka thënë asnjë fjalë deri më tani për gjendjen e rënduar me pandemi, e cila çdo ditë po prodhon shifra alarmante të të vdekurve dhe të infektuarve në vend.

Kohë më parë, kur ministër i Shëndetësisë ishte Armend Zemaj i LDK-së, Kollçaku vazhdimisht fliste se si numrat me Covid po eskalonin dhe se duhej të shkarkohet ish-ministri.

Tani në këtë gjendje që është Kosovë, kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, ka vendosur që të reagojë duke e shpërndar një citat të një mjekje, por asnjë fjalë nga ajo.

132 persona kanë humbur jetën në Kosovë pas infektimit me Covid-19 javën e kaluar, derisa vetëm në dy ditët e fundit janë shënuar 46 vdekje të reja.

“”Ish Qeveria kishte përgjysmuar buxhetin për barna esenciale. Falë Ministrit Vitia, është korrigjuar ky gabim. Janë bërë edhe investime strategjike në shëndetësi në këtë periudhë. Kemi po ashtu përgjigje të shpejt, për rekrutim të stafit shtesë. Dr.Agreta Gecaj Gashi.”, ka shkruar kryetarja e Komisionit për Shëndetësi.

Gjithashtu, ajo është ankuar edhe për kryetarët e komunave që gjatë ditës së djeshme nuk morën pjesë në takimin e thirrur nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Anëtarët e Vetëvendosjes po akuzohen për standarde të dyfishta në gjykim, duke qenë se kishin qenë të ashpër ndaj ministrit Zemaj por jo edhe tash kur gjendja është më e rëndë ndaj ministrit Vitia. /Periskopi

 

Shpërndaje në: