Stadiumi më i bukur në botë ndodhet në një fshat të vogël jo larg Kosovës (Foto)

Periskopi.com Sporti

Futbolli i Kosovës vazhdon të luhet nëpër fusha me një të gjelbër të vrugët dhe me lloç. Përveç stadiumit “Fadil Vokrri” që tashmë është bërë stadium i kombëtares, stadiumet e tjera janë për gjynah dhe nuk tërheqin tifozët që të shohin ndeshjet.

Stadiumi Pancho Arena është ndërtuar në fshatin me vetëm 1,700 banorë të Hungarisë. Në këtë fshat është lindur dhe rritur Viktor Orban, presidenti aktual dhe ish kryeministri i Hungarisë – që dikur ishte futbollist profesionist dhe që paraqitet edhe në videolojën e famshme Football Manager 2006, shkruan Periskopi.

Por, edhe pse Orban duhet të kritikohet për qëndrimet e tij të forta anti-emigracion, ky stadium është e vështirë të kritikohet. 

Pancho Arena u hap më 21 prill të vitit 2014 dhe kushtoi goxha shumë. Por, pamjet e stadiumit janë mahnitëse. Në këtë stadium të bukur luan skuadra Puskas Akademia, e emërtuar sipas legjendës hungareze Ferenc Puskas.

Në vitin 2016, edhe një ndeshje e Europa League ishte luajtur në këtë stadium mes Videotonit dhe Zaria Baltit.

Sidoqoftë, për projektin në fjalë ka pasur shumë kundërthënie. Janë bërë shumë akuza ndaj presidentit Orban për korrupsion, i cili siç thamë është i njohur për pasionin e tij për futbollin. Ai e ka ndërtuar stadiumin veç disa metra larg shtëpisë ku është rritur.

Shpërndaje në: