Stadiumi më i famshëm në botë shndërrohet në spital

Stadiumi më i famshëm në botë shndërrohet në spital

Prekja nga Covid-19 po i përgatit vendet për skenarin më të tmerrshëm.

Kështu, stadiumi i famshëm në Brazil, “Maracana”, i cili ka 78 mijë vende po shndërrohet në spital për të strehuar pacientët e infektuar me koronavirus, transmeton TCH.

Në Sao Paulo – qytetin me numrin më të madh të rasteve të konfirmuara dhe vdekjeve – zyra e kryetarit njoftoi se 2000 shtretër do të shtohen në stadiumin ‘Pacaembu’ dhe qendrën e kongreseve Anhembi gjatë disa javëve të ardhshme.

Diçka e ngjashme ka ndodhur edhe me stadiumet e tjera të Brazilit, ashtu si edhe në Evropë, me atë të Zagrebit në Kroaci.

Shpërndaje në: