Stafi i kompanisë Al Trade Center dhuron vullnetarisht gjak
Me rastin e 22-vjetorit të themelimit, stafi i kompanisë Al Trade Center ka organizuar një aksion për dhurimin vullnetar të gjakut më 22 dhe 23 nëntor në Prishtinë e Drenas.
Al Trade Center me këtë rast dëshmoi edhe një herë gatishmërinë që në çdo kohë të kontribuojë për të mirën e qytetarëve në nevoja.
Kompania falënderon stafin dhe gatishmërinë e tyre për të kontribuar për dhurimin vullnetar të gjakut, si dhe Qendrën e Transfuzionit të Kosovës, për punën e palodhshme dhe për gatishmërinë e bashkëpunimit.
Këtij aksioni për dhurimin e gjakut u janë përgjegjur edhe shumë qytetarë.
Dhuro gjak, shpëto jetë! Al Trade Center – Së bashku jemi të lumtur!