Stafi i presidentes Jahjaga shpenzoi rreth 50 mijë euro për telefon
Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga mund të shquhet se ka qenë e afërt me shoqërinë civile, por edhe se ka bërë shumë shpenzime. Stafi i kabinetit të ish-presidentes për një vit harxhoi gati 50 mijë euro vetëm në telefon.
Këto konstatime janë dalë nga Auditori i Përgjithshëm. Sipas Auditorit në zyrën e Presidencës sa ishte udhëhequr nga ish presidentja Atifete Jahjaga ishin shpenzuar rreth 47 mijë euro vetëm telefoni mobile.
Këto shpenzime nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm janë konsideruar përtej limiteve të lejuara.
Pas “memos” së auditimit në fund të dhjetori, menaxhmenti ka nxjerr një udhëzim i cili rregullon tarifat e lejuara për këtë lloj të shpenzimit.
Sipas Auditorit shpenzimet jashtë rregullave të vendosura dhe tejkalimet e vazhdueshme rrisin rrezikun që buxheti të shpenzohet në mënyrë jo racionale dhe jo në përputhje me planin. Nëse nuk ka ndalesa ose sanksione për tejkalime atëherë kontrollet bëhen jo efektive.



