Stafi i Zaporizhias: Jemi të pafuqishëm përballë çmendurisë njerëzore

Periskopi.com Lajme

Punonjësit e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë kanë paralajmëruar një katastrofë të mundshme bërthamore. Në dy javët e fundit termoçentrali është bërë objekt  i sulmeve të vazhdueshme ushtarake ruse.

Punonjësit kanë thënë se janë “të pafuqishëm përballë papërgjegjësisë njerëzore dhe çmendurisë”. “Sulmet e artilerisë po bëhen çdo herë e më të fuqishme dhe më të rrezikshme”, thonë ata, raporton BBC.

Fabrika, më e madhja në Evropë, është pushtuar nga forcat ruse që nga marsi, megjithëse stafi i saj ukrainas ka vazhduar me operacionet e përditshme. Mesazhi nga punëtorët nuk përmend as Rusinë dhe as Ukrainën, që kanë fajësuar njëra-tjetrën për bombardimet pranë uzinës.

Anëtarë nga stafi i objektit po plagosen ose vriten në punë, shtojnë ata, në apelin e publikuar në aplikacionin e mesazheve Telegram.

“Ndaloni dhe mendoni!… Ajo që po ndodh është e tmerrshme dhe përtej sensit të përbashkët dhe moralit”, shkruajnë ata, duke paralajmëruar se një aksident mund të jetë më i keq se katastrofat bërthamore në Çernobil dhe Fukushima.

“Ne dimë të menaxhojmë profesionalisht një reaksion bërthamor, por jemi të pafuqishëm përpara papërgjegjësisë dhe çmendurisë njerëzore”, thonë ata. /abcnews.al