Standarde të dyfishta: VV nuk kishte reaguar për rrahjen që i bënë Zekës, reagojnë që iu rrah Abazi

Standarde të dyfishta: VV nuk kishte reaguar për rrahjen që i bënë Zekës, reagojnë që iu rrah Abazi

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë një reagim hipokrit pas tensioneve mes Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit, duk e quajtur Molliqajn ‘bandit’.

Molliqaj pas debatit në Pressing tha se nuk ndodhi asgjë, përveçse një debati tensionues edhe jashtë. Kurse Haki Abazi i VV’së tha se e rrahu Molliqaj me një ndihmës të tij.

Kujtojmë që VV nuk kishte reaguar kështu kur Frashër Krasniqi (në atë kohë në VV), e kishte rrahur Milaim Zekën në studion e Klan Kosovës.

Ja reagimi i plotë

Banditët nuk e kanë vendin në debate televizive

Pas emisionit “Pressing” në T7, kandidati i listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Haki Abazi është sulmuar rëndë nga kandidati i AAK-së, D. Molliqaj dhe shoqëruesit e tij. Ky sulm banditesk i ka shkaktuar lëndime fizike z. Abazi, dhe për këtë menjëherë kemi njoftuar policinë.

Bandat mafioze që kanë kapur shtetin po frikësohen prej ndryshimit që po vjen, prej entuziazmit popullor dhe prej drejtësisë që do të vendoset nga Lëvizja VETËVENDOSJE! Ata po e shfaqin nervozën e tyre duke shpifur pa u ndalur, e tash edhe duke sulmuar fizikisht. Ata tashmë e kanë traditë sulmin fizik ndaj debatuesve në emisione televizivë.

Publiku nuk e meriton këtë nivel të ulët diskutimi. Kosova nuk e meriton këtë nivel të ulët përfaqësimi. Tash po e kuptojmë se sllogani i tyre propagandistik “guxim dhe dije”, po nënkupton që guximin e paskan banditët, a dijen injorantët.

Presim nga policia të marrë masa ndaj tyre. I bëjmë thirrje KQZ-së të largojë nga lista këta persona që po ushtrojnë dhunë.

Qëndrojmë në mbështetje të plotë të z. Haki Abazi, dhe të cilitdo aktivist që është sulmuar me dhunën e tyre verbale e fizike.

 

Shpërndaje në: