Stanishev: Macron bën politikë inatçore

Stanishev: Macron bën politikë inatçore

Vendi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është në Bashkimin Evropian dhe fatkeqësisht edhe një herë vendime të rëndësishme për të ardhmen e BE-së bëhen viktimë e sjelljes së papërgjegjshme, të bazuar në mendime afatshkurta dhe politike të brendshme, deklaroi sot lideri i Partisë së Socialistëve Europianë, Sergei Stanishev.

Ai theksoi se për momentin presidenti francez Emmanuel Macron po bën një politikë inatçore.

“Ky nuk është demonstrim force, përkundrazi e kundërta, pafuqi”, tha Stanishev.

”Reformat dhe rindërtimi i BE-së nuk mund të zbatohen në këtë mënyrë – me mosrespektim të kritereve, rregullave, solidaritetit dhe procesit të ndërtimit të besimit”, theksoi ai./ATSH/

Shpërndaje në: