Statistikat e papunësisë në Kosovë, shqetësuese

Statistikat e papunësisë në Kosovë, shqetësuese

 

Sipas këtyre rezultateve, papunësia në Kosovë gjatë vitit 2015 ishte 32.9%, ndërsa për këtë vit ka shënuar rënie në 26.2%, shkruan sot Koha Ditore.

Por ekspertë të çështjeve të ekonomisë këto deklarata po i konsiderojnë si më shumë politike, derisa shprehin shqetësime për shkallën e papunësisë në vend.

Eksperti i ekonomisë, Muhamet Sadiku, ka thënë se statistikat e publikuara janë të njerëzve që dëshirojnë të arsyetojnë punën e tyre.

Ai ka shtuar se mungojnë argumente të forta se është rritur numri i të punësuarve në Kosovë, respektivisht se është zvogëluar numri i të papunëve.

Shpërndaje në: